Bota

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje shqiptarëve: Merrni pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

Përmes një reagimi, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ngre shqetësimin se politikat shtetërore diskriminuese nga institucionet serbe, janë ende prezente.

15 Dhjetor 2023, 13:27 Nga a.l
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje shqiptarëve:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bërë thirrje faktorit politik në Luginën e Preshevës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit që do të mbahen në Serbi. Përmes një reagimi, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ngre shqetësimin se politikat shtetërore diskriminuese nga institucionet serbe, janë ende prezente.

REAGIMI I KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më datë 17 Dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që duhet vlerësuar nga shqiptarët në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Politikat shtetërore diskriminuese nga institucionet serbe, janë ende prezente. Edhe në vizitën e tyre në Luginë, delegacioni i Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konfirmoi:

Abuzimet me karburantin, ish-nën kryetari i Bashkisë Kukësit, Granit Gjana shkon sërish në SPAK
mungesën e zhvillimit dhe perspektivës ekonomike;

-pengesat e panumërta në punësimin e shqiptarëve në institucionet qëndrore dhe lokale;

-mosnjohjen e diplomave të studentëve shqiptarë;

-pengesat në përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e identitetit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare;

-vijimin e politikës dhe metodave absurde të çregjistrimit dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve autoktonë, etj.

Rritja e çmimit të pronave dhe apartamenteve nuk ndalet, ekspertja: Rritja pritet të vijojnë edhe në 2024-ën
Ndaj, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për pjesëmarrje sa më të lartë në këto zgjedhje, me qëllim ruajtjen e përfaqësimit në kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, insistimin për realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të ligjshme të njohura ndërkombëtarisht për popujt pakicë.

këshilli i ambasadorëve shqiptarë

Sondazh

Poll