Aktualitet

Rrëshkiti nga ura dhe ra në lumin Fan, humb jetën 70-vjeçarja në Pukë

Sipas informacioneve e moshuara ishte duke shkuar te shtëpia e saj në fshatin Gjegjan.  

15 Dhjetor 2023, 15:50 Nga r.ll
Rrëshkiti nga ura dhe ra në lumin Fan, humb jetën
foto ilustruese

PUKË- Një 70-vjeçare, ka humbur jetën, pasi teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumë. 

Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim. Sipas informacioneve e moshuara ishte duke shkuar te shtëpia e saj në fshatin Gjegjan.  

NJOFTIMI I POLICISË: 

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

puke lumi fan

Sondazh

Poll