Aktualitet

Kaos në Burgun e Peqinit 1 i vdekur dhe 1 i plagosur/ Vetëdorzohet Sokol Mjacaj

Mjacaj ka pranuar të flas me hetuesit dhe ka dorëzuar armën e dyshuar për krimin.

15 Dhjetor 2023, 15:52 Nga h.k
Kaos në Burgun e Peqinit 1 i vdekur dhe 1 i plagosur/ Vetëdorzohet
Sokol Mjacaj

PEQIN-Sokol Mjacaj, është vetëdorëzuar, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Mjacaj ka pranuar të flas me hetuesit dhe ka dorëzuar armën e dyshuar për krimin.

Sipas burimeve Mjacaj ka tentuar të marrë peng disa punonjës të kuzhinës, por nuk ka arritur dhe është izoluar. 

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi këtë të premte. 

Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë, Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjen. Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe Renea, që kanë vënë nën kontroll situatën.

 

 

sokol mjacaj

Sondazh

Poll