Aktualitet

Përplasja në burgun e Peqinit/ RENEA dhe Forcat Operacionale në vendngjarje, nis hetimi

Ndërkohë, mësohet se në vendngjarje ka mbërritur Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit. Gjithashtu edhe Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve dhe forcat Renea për të situatën nën kontroll.

15 Dhjetor 2023, 15:35 Nga r.ll
Përplasja në burgun e Peqinit/ RENEA dhe Forcat Operacionale në
burgu i peqinit

PEQIN- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit ku janë konfliktuar tre të burgosur me dënim të përjetshëm. Gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, ku një prej tyre ka mbetur i vdekur, dhe një është plagosur. 

Ndërkohë, mësohet se në vendngjarje ka mbërritur Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit. Gjithashtu edhe Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve dhe forcat Renea për të situatën nën kontroll.

Sipas informacioneve autori është izoluar dhe ka nisur hetimi i ngjarjes nga Prokuroria e Elbasanit. Ndonëse ka edhe raportime se autori ka marrë peng një nga punonjësit e kuzhinës. 

NJOFTIMI:

Informacion shtese!

Ne vendngjarje jane Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea. Situata është teresisht nen kontroll, autori eshte izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre ne dore Prokuroria e Elbasanit!

sokol mjacaj

Sondazh

Poll