Aktualitet

Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U konfliktuan tre të burgosur përjetë, dy të plagosur

Sqarohet se asnjë gardian apo punonjës policor nuk ka mbetur i plagosur nga konflikti. 

15 Dhjetor 2023, 14:55 Nga r.ll
Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U konfliktuan tre të
burgu i peqinit

PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me situatën e ndodhur para pak minutash në burgun e Peqinit.

Sipas njoftimit në burgun e Peqinit ka pasur një konflikt mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm. Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu sqarohet se asnjë gardian apo punonjës policor nuk ka mbetur i plagosur nga konflikti. 

“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej  dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Ende nuk ka asnjë informacion se nga e kanë siguruar armë të burgosurit. 

sokol mjacaj

Sondazh

Poll