Aktualitet

Konflikti në burgun e Peqinit, i burgosuri: Sokol Mjaçaj është paguar për të vrarë, plagosi rëndë shokun e qelisë

Top Channel shkruan se gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore.Top Channel shkruan se gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit

15 Dhjetor 2023, 15:10 Nga I.A
Konflikti në burgun e Peqinit, i burgosuri: Sokol Mjaçaj
Burgu i Peqinit

PEQIN- Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar gazetaren Anila Hoxha, pas përplasjes ditën e sotme mes të burgosurve në Peqin. Top Channel shkruan se gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqja. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arben dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë. Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”, tha një nga të dënuarit.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre./Dosja.al

sokol mjaçaj

Sondazh

Poll