Aktualitet

Çfarë po ndodh në Burgun e Peqinit, Mjacaj dyshohet se ka marrë peng stafin e kuzhinës, pse policia nuk po menaxhon dot situatën

Ndërkohë që dyshohet se pas ngjarjes, Mjacaj me armë, ka kërcënuar dhe marrë peng stafin e kuzhinës.

15 Dhjetor 2023, 15:31 Nga I.A
Çfarë po ndodh në Burgun e Peqinit, Mjacaj dyshohet se ka
Sokol Mjacaj

PEQIN- Situata kaotike e krijuar në sot në burgun e Peqinit ende nuk është vënë nën kontroll nga policia. I dënuari Sokol Mjacaj me një armë të futur me dron në burg, ka vrarë Arben Lleshin dhe ka plagosur një të dënuar tjetër.

Ndërkohë që dyshohet se pas ngjarjes, Mjacaj me armë, ka kërcënuar dhe marrë peng stafin e kuzhinës. Kjo është arsyeja se përse policia ende nuk ka vënë nën kontroll ende ngjarjen. Ndërkohë që në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thekson se kjo nuk është e vërtetë. 

Ende nuk dihet se si është situata e qartë, po fakti që ende autori nuk është vënë nën kontroll, vë në dyshim vërtetësinë e njoftimit të drejtorisë së Burgjeve. 

sokol mjacaj

Sondazh

Poll