Bota

Skandali në familjen mbretërore në Spanjë/ Gazetari: Juan Carlos po bën luftë kundër mbretëreshës Letitia

Gazetari tregon se njerëzit po 'ushqejnë' mediat me thashethemet për Letitia

14 Dhjetor 2023, 19:13 Nga A.TH
Skandali në familjen mbretërore në Spanjë/ Gazetari: Juan
Familja mbreterore

SPANJË- Nuk ka fund skandali për familjen mbretërore të Spanjës. Në fillim të këtij muaji mbretëresha Letitia u përfol se është përfshirë në një marrëdhënie jashtëmartesore me ish-bashkëshortin e motrës së saj. Mediat e huaja raportojnë se skandali mori një kthesë të re kur mediat spanjolle akuzuan ish-mbretin e Spanjës Juan Carlos se ka luajtur një rol në përhapjen e këtyre thashethemeve për marrëdhënien mes Letitias dhe ish-bashkëshortit të motrës së saj dhe kjo vetëm me qëllimin që të lëndojë Felipen.

Në fillim të dhjetorit, në një postim në X, 53-vjeçari Jaime del Burgo postoi një foto selfie të Letitia-s rreth 15 vjet më parë e veshur me një shall duke pozuar para një pasqyre. Teksti shoqërues ishte ai që tërhoqi vëmendjen.

"Dashuria ime. Unë kam veshur shallin tuaj. E ndjej si të ishe pranë meje. Ai më mbron. Po numëroj orët derisa të takohemi sërish. Unë të dua. I juaji”, lexohet në tekstin e shkurtër që i atribuohet mbretëreshës Letitia dhe siç pritej ky postim tërhoqi shumë vëmendjen.

Kur ky postim ra në sy nga mediat spanjolle, Burgo e fshin.

Del Burgo pretendon se ai ishte gati të martohej me Letitian në vitin 2004, ndërsa ajo ishte ende gazetare. Sipas të njëjtave pretendime, del Burgo do t'i propozonte në darkë Letitias në hotelin Ritz në Madrid, por gjatë atij takimi mbretëresha e mëvonshme e Spanjës dyshohet se i tha atij se ajo kishte takuar një burrë (mbreti aktual i Spanjës Felipe) i cili do të ndryshonte jetën e saj.

Një muaj më parë, del Burgo publikoi një libër me titull "Letitia dhe unë" në të cilin u përpoq të shpjegonte marrëdhëniet e tij me monarkinë spanjolle. Në këtë libër, 53-vjeçari pretendon se u takua me Mbretëreshën aktuale të Spanjës në vitin 2000, duke sugjeruar që pavarësisht martesës së saj me Felipe, ata vazhduan të ishin të kishin një marrëdhënie romantike.

Ngjarja mori një zhvillim të papritur kur gazetari spanjoll Federico Jiménez akuzoi mbështetësit e ish-mbretit Juan Carlos, i cili pothuajse është dëbuar nga familja.

“Është fushata e njëmijtë që është orkestruar kundër Felipe. Rrethi i njerëzve të Juan Carlos janë ata që po e nxisin atë”, u shpreh gazetari.

Juan Carlos ishte mbret nga viti 1975 deri në 2014, kur ai ia lëshoi fronin djalit të tij Felipe. Arsyeja zyrtare ishte mosha e tij, por në realitet ai ia dorëzoi fronin djalit të tij për skandale financiare. Sot Juan Carlos jeton në Abu Dhabi dhe nuk humb rastin të deklarojë për mediat se është i mërzitur që familja e tij e dëboi.

/Dosja.al

mbreteresha letitia

Sondazh

Poll