Bota

Ç'ndodhi në takimin e liderëve në Bruksel? DEKLARATAT- Orban: Kiev nuk i plotëson kushtet për anëtarësim në BE! Zelenskyy: Mos e tradhtoni besimin

27 vendet e BE parashikojnë 17 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe 9.6 miliardë për emigracionin

14 Dhjetor 2023, 18:24 Nga A.TH

Ç'ndodhi në takimin e liderëve në Bruksel?

Hapja e negociatave për Ukrainën, emigracioni dhe buxheti ishin pikat kyçe të diskutimeve të Samitit të Bashkimit Europian.

Diskutimet nisën me pikën për buxhetin, pavarësisht se pika e parë axhendës fillimisht ishte Ukraina. Por një ndërhyrje e presidentit Michel, e zhvendosi atë për më vonë. Megjithatë, çështja e hapjes së negociatave ka marrë mjaft vëmendje, pasi kryeministri hungarez, Victor Orban u shpreh se Kievi nuk i plotëson kushtet për anëtarësimin në BE, ndërsa presidenti ukrainas në një video u kërkoi 27 vendeve që të miratojnë hapjen e negociatave si një detyrim të besimit që kanë qytetarët europianë ndaj saj, raportojnë mediat.

Krerët e vendeve të BE-së si Giorgia Meloni, Emanuel Macron, Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen zhvilluan një takim më Victor Orban.

Për sa i përket Ukrainës, ne do të përpiqemi në mënyrë aktive të arrijmë një mirëkuptim të mirë europian,” deklaroi kancelari gjerman i pyetur nga gazetarët pas këtij takimi.

KE rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnje-Hercegovinën, si dhe njohjen e statusit të vendit kandidat për Gjeorgjinë.

Orban: Kievi nuk i plotëson kushtet për në BE

Kryeministri hungarez Victor Orban ishte zëri kundër hapjes së negociatave për Ukrainën. Një qëndrim që ai e ka paralajmëruar edhe më parë në një letër që ia drejtoi Bashkimit Europian.

“Zgjerimi nuk është një çështje teorike, është një proces i bazuar në merita, ligjërisht i detajuar, i cili ka parakushte, janë shtatë për Ukrainën dhe madje në vlerësimin e Komisionit Evropian tre nga shtatë nuk janë arritur, për të cilat ka asnjë arsye për të negociuar”, tha Viktor Orban.

Zelenskyy: Mos e tradhtoni besimin e europianëve

Përmes një lidhjeje direkte nga Kievi, presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy kërkoi që 27 vendet e BE-së të marrin vendimin e duhur, duke mos tradhtuar besimin e europianëve.

Sot ju kërkoj një gjë: mos i tradhtoni qytetarët dhe besimin e tyre në Europë. Nëse askush nuk beson në Europë, çfarë do ta mbajë gjallë Bashkimin Europian? Qytetarët europianë nuk do të shohin më asnjë përfitim nëse Moska merr një shpërblim nga Brukseli duke ia mohuar Ukrainës hapjen e negocitave. Putini me siguri do ta përdorë kundër nesh dhe kundër gjithë Europës”, tha presidenti ukrainas.

Presidenti Charles Michel paraqiti propozimin e tij për ndërmjetësim në buxhetin e përbashkët evropian: 22.5 miliardë burime të reja, nga të cilat 17 miliardë parashikohen për Ukrainën./Dosja.al

bruksel

Sondazh

Poll