Bota

Pësoi atak kardiak teksa po mbante fjalim për Gazën në Parlament, vdes deputeti turk

Bitmez pësoi atak kardiak teksa po mbante një fjalim në paralamentin turk.

14 Dhjetor 2023, 19:06 Nga A.TH
Pësoi atak kardiak teksa po mbante fjalim për Gazën në
Hasan Bitmez

TURQI- Deputeti turk Hasan Bitmez ka ndërruar jetë dy ditë pasi u rrëzua teksa po mbante fjalim në parlament për luftën në Rripin e Gazës.

“Hasan Bitmez, 54 vjeç, një deputet nga partia opozitare Saadet, vdiq në Spitalin e Qytetit të Ankarasë”, u tha gazetarëve, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një deklaratë televizive.

Në videon e 'DailyMail' shihet se si Bitmez ra ne dysheme dhe mënyrën e reagimit të kolegëve të tij.

Pak para se të pësonte problemin shëndetësor, Bitmez u shpreh:

“Ne ndoshta mund të fshihemi nga ndërgjegja jonë, por jo nga historia. Izraeli do të vuajë zemërimin e Allahut”.

I diplomuar në Universitetin Al Azhar të Kajros, Bitmez ishte kryetar i Qendrës për Kërkimin e Bashkimit Islamik dhe kishte punuar më parë për organizatat joqeveritare islamike./Dosja.al

hasan bitmez

Sondazh

Poll