Bota

Këshilli Evropian vendos hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

14 Dhjetor 2023, 19:04 Nga DOSJA
Këshilli Evropian vendos hapjen e negociatave me Ukrainën dhe
Foto ilustruese

BRUKSEL- Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. Ai shkruan në X se Gjerogjia ka marrë statusin e vendit kandidat dhe do të hapen negociatat me Bosnje Hercegovinën sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit.

Nga ana tjetër ai ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim përfundimtar. 

"Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. “Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”.

Sondazh

Poll