Bota

Befasia e radhës për liderin rus, Putin përballet me "sozinë" e tij në konferencën e fundvitit

Ka pasur spekulime të përsëritura, veçanërisht në mediat perëndimore, se Putin ka një ose më shumë sozi që mbulojnë atë në disa nga daljet e tij publike për shkak të problemeve të supozuara shëndetësore.

14 Dhjetor 2023, 17:38 Nga r.ll

 

Befasia e radhës për liderin rus, Putin përballet me
Vladimir Putin

 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë konferencës së fundvitit, mbeti i habitur kur u përball me një version të tij të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. 

“Vladimir Vladimirovich, përshëndetje, unë jam student në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Dua të pyes, a është e vërtetë që keni shumë sozi?” pyeti sozia vetë, duke shkaktuar të qeshura te publiku në sallën e konferencës në Moskë. 

Putin u pyet rreth inteligjencës artificiale gjatë konferencës vjetore për shtyp ku dhjetëra qytetarë nga i gjithë vendi u lidhën me presidentin nëpërmjet videos, shkruajnë mediat e huaja.

Pyetja: Si i shihni rreziqet që inteligjenca artificiale dhe rrjetet sociale sjellin në jetët tona?

Putin: Unë shoh që ju mund të më ngjani mua dhe të flisni me zërin tim. Por u mendova për këtë dhe vendosa që vetëm një person të më ngjante dhe të fliste me zërin tim, dhe ai do të isha unë. Ky është qëndrimi im i parë për këtë çështje meqë ra fjala.

Ka pasur spekulime të përsëritura, veçanërisht në mediat perëndimore, se Putin ka një ose më shumë sozi që mbulojnë atë në disa nga daljet e tij publike për shkak të problemeve të supozuara shëndetësore. Kremlini e kishte mohuar një gjë të tillë dhe deklaroi se shëndeti i presidentit është i shkëlqyer.

vladimir putin

Sondazh

Poll