Bota

Kushtetuesja pezulloi marrëveshjen për emigrantët, ministri i jashtëm italian: Nuk jam i shqetësuar, mendoj se do të zgjidhet shpejt

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë ratifikimin e marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit për kampin e emigrantëve nga Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa pranoi të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

14 Dhjetor 2023, 17:08 Nga r.ll
Kushtetuesja pezulloi marrëveshjen për emigrantët, ministri i
antonio tajani

BRUKSEL- Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Tiranë për pezullimin e marrëveshjes Rama-Meloni, për emigrantët. 

Zëvendëskryeministri njëkohësisht edhe ministri i Jashtëm, tha nga Brukseli ku po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, se nuk ishte i shqetësuar për pezullimin nga gjykata shqiptare të marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës për ngritjen e dy qendrave të drejtuara nga italianët në Shqipëri.

"Unë nuk jam i shqetësuar. Mendoj se është një çështje ligjore që do të zgjidhet mjaft shpejt, por nuk na takon ne të komentojmë vendimet e gjykatës së një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian", u tha Tajani gazetarëve në margjinat e takimit para samitit të PPE në Bruksel, raportojnë mediat italiane. 

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë ratifikimin e marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit për kampin e emigrantëve nga Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa pranoi të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

Ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër duhet të pezullohet automatikisht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pas pranimit prej Gjykatës të padisë nga deputetët e opozitës.

antonio tajani

Sondazh

Poll