Bota

"Nuk mund të pengohet integrimi i Shqipërisë"/ Greqia i kundërpërgjigjet Gjermanisë: Beleri është çështje e shtetit ligjor

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Samitin e djeshëm të BE-së për Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit.

14 Dhjetor 2023, 17:03 Nga h.k
"Nuk mund të pengohet integrimi i Shqipërisë"/ Greqia i
Fredi Beleri

ATHINË-Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis është përgjigjur lidhur me deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke, e cila është vendosur për shkak të çështjes "Beleri". 

Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”, tha përfaqësuesi i qeverisë greke për mediat

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Samitin e djeshëm të BE-së për Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit.

Greqia nuk tërhiqet për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit dhe këmbëngul në të drejtën e tij për një proces të drejtë, pasi ai nuk ka mundur të betohet as si kryetar i Bashkisë së Himarës, pas zgjedhjes së tij. Qëndrimi i Greqisë po “vendos frenat” në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, Olaf Scholz tha dje, ndër të tjera, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend.

Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si p.sh. në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Scholz.

fredi beleri gjermania greqia

Sondazh

Poll