Sport

Luis Enrique punëson një “detektiv” për të kontrolluar jetën e natës së lojtarëve të tij...

Trajneri spanjol kërkon profesionalizëm të plotë nga lojtarët dhe sipas “L’Equipe” ai ka punësuar një punonjës për të monitoruar jetën e natës së lojtarëve të Parisit.

14 Dhjetor 2023, 18:18 Nga DOSJA

Luis Enrique punëson një “detektiv” për të

FRANCE - Luis Enrique është i njohur për disiplinën që vendos në ekipet e tij dhe rregullat e rrepta që vendos për lojtarët e tij. Por ndërkohë 'L' Equipe' ka nxjerrë në dritë informacione të reja për taktikat e përdorura nga spanjoli në Paris.

Duke pasur parasysh jetën intensive të natës, për të cilën janë të famshëm shumë nga yjet e parizienëve, trajneri 53-vjeçar punësoi një “detektiv” për të monitoruar jetën e natës së lojtarëve, por edhe stilin e tyre të përgjithshëm të jetesës.

Kushdo që del nga rruga e profesionistit, do t'i japë llogari Luis Enriques, i cili megjithatë nuk është mësuar të izolojë, apo t'u japë... futbollistëve të tij liri të diferencuar, përballë pjesës tjetër të skuadrës.

Mediumi francez shton se natyra strikte e spanjolit ishte gjithashtu katalizatori pas largimeve të Neymar dhe Verratti verën e kaluar, të cilët, të dy, njiheshin në Paris për jetën e tyre të egër të natës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll