Politike

Këshilli i Mandateve vendos të hënën për autorizimin e SPAK për arrestimin e tij, Berisha thërret protestë

Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

14 Dhjetor 2023, 16:34 Nga A.B
Këshilli i Mandateve vendos të hënën për autorizimin e
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike do t'i rikthehet protestave. Këtë radhë, protesta e parë do të zhvillohet pikërisht në ditën kur Këshilli i Mandateve do të mblidhet për autorizimin e SPAK për arrestimin e Berishës.

Vendimi është marrë në kryesinë e PD-së të mbledhur mesditën e sotme. Ditën e hënë, datë 18 dhjetor në orën 11:30, do të mbahet një protestë popullore tek Kuvendi i Shqipërisë. Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

‘Aksioni do të zbresë në terren në mbrojtje te demokracisë. Opozitën nuk e likuidojnë dot’, janë shprehur gjatë diskutimeve, anëtarët e Kryesisë së PD-së, në mbledhjen me dyer të mbyllura.

/Dosja.al

protesta e pd sali berisha

Sondazh

Poll