Politike

Berisha: Mazhoranca votoi nenin që bën vendin pa opozitë! Rama bëri kllounin në Bruksel

Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha theksoi se gjer në përmbysjen e këtij regjimi nuk do të ndërpritet rezistenca e opozitës.

14 Dhjetor 2023, 10:41 Nga I.A
Berisha: Mazhoranca votoi nenin që bën vendin pa opozitë! Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat jashtë sallës së parlamentit, deklaroi se mazhoranca sapo miratoi nenin që e bën vendin pa opozitë. Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha theksoi se gjer në përmbysjen e këtij regjimi nuk do të ndërpritet rezistenca e opozitës.

Pjesë nga intervistat:

Pyetje: Ndërkohë që ju po thoni mosbindje civile, ligjet po miratohen në parlament.

Sali Berisha: A nëse quhet votim ai, vetëm votim nuk është. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision, qëndresë, qëndresë dhe vetëm  qëndresë. Mosbindje civile.

Pyetje: Z. Berisha keni paralajmëruar për grevë urie, është dita sot?

Sali Berisha: Ajo dhe çdo akt merret me vendim nga opozita, atëherë kur ajo e konsideron më të nevojshme dhe eficente. Deri tani zëri i opozitës ushtroi në mbarë botën, ai që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju, sepse është bërë tani i përçmuari i Europës, i komunitetit ndërkombëtar. E ka marrë vesh Europa, se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer së bashku me familjarët e tij. Është informuar mbarë opinioni se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamente, se është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje, nga ai dhe klani i tij. E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston më asnjë institucion në këtë shtet, përveç pushtetit të tij personal dhe karriges së tij, për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit e sorollopit të vet. Në Bruksel i thanë bëj klounin, se nuk ka mbetur gjë tjetër për të bërë. Sepse ato që kërkon Brukseli ky nuk i zbaton, nuk i pranon. Ky ka përparësi pasurimin e tij. I pangopur në vjedhje, abuzime dhe shpërdorime. Opozita realizoi me sukses të plotë misionin. Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të mandatit të deputetit. Nen i cili e bën vendin pa opozitë.

Pyetje: Ju thatë se do të ketë mosbindje te qytetarët. A keni një plan konkret …

Sali Berisha: Asnjë diskutim që kemi plan konkret dhe ajo do të ndodhë dhe ajo do të ndodhë. Dhe ne gjer në përmbysjen e këtij regjimi nuk ndërpresim rezistencën tonë.

Pyetje: Do të ketë gjë brenda këtij viti, z. Berisha.

Sali Berisha: Janë të gjitha në diskutim, nuk kemi akoma një vendim që do të ua komunikojmë, por do ta merrni vesh. E patë se si e kanë parlamentin këta, hynë si hajdutë në parlament. Është e paimagjinueshme.

sali berisha seance plenare 14 dhjetor 2023

Sondazh

Poll