Bota

VIDEO/ Kaos në Parlamentin indian, dy protestues dalin me parulla dhe spërkasin me bojë deputetët

Pamjet tregojnë një nga protestuesit, duke kërcyer nëpër tavolina ndërsa deputetët dhe zyrtarët e sigurisë përpiqen ta kapin.

13 Dhjetor 2023, 17:05 Nga h.k
VIDEO/ Kaos në Parlamentin indian, dy protestues dalin me parulla dhe
Parlamenti indian

INDI-Parlamenti indian ka shpërthyer në kaos ditën e sotme pasi dy deputetë ndërprenë zhvillimin e seancës duke ngritur parulla dhe duke spërkatur bojë. Raportet thonë se dy protestues të tjerë u arrestuan për protesta jashtë parlamentit, por motivet ende nuk dihen. 

Pamjet tregojnë një nga protestuesit, duke kërcyer nëpër tavolina ndërsa deputetët dhe zyrtarët e sigurisë përpiqen ta kapin.

Shkelja e sigurisë ndodhi në përvjetorin e një sulmi terrorist vdekjeprurës në parlament, në të cilin 14 persona humbën jetën. Ligjvënësit u thanë gazetarëve se fillimisht menduan se dikush kishte rënë nga galeria e vizitorëve, raporton BBC.

"Më pas kuptuam se ishte një veprim i qëllimshëm duke u hedhur në befasi. Ishte një person tjetër, të dy nxorrën bombola të cilat lëshonin tym të verdhë"-tha deputeti i Kongresit Karti Chidambaram.

kaos ne parlamentin india

Sondazh

Poll