Bota

I veshur me kapele babagjyshi, ish-presidenti Obama surprizon fëmijët me dhurata

 Si pjesë e fondacionit të tij Obama, ai po përpiqet të përfshihet me komunitetin që rrethon qendrën e tij presidenciale.

13 Dhjetor 2023, 15:14 Nga r.ll
I veshur me kapele babagjyshi, ish-presidenti Obama surprizon fëmijët
barack obama

SHBA- Disa fëmijë një një shkollë në Çikago po mësonin rreth ish-presidetit amerikan Barack Obama kur morën një surprizë të veçantë. I veshur me një kapelë babagjyshi dhe me dhurata me vete, në sallën ku ndodhenin studentët hyri vetë Obama.

Ai kaloi pak kohë duke lexuar "Santa's Got to Go" përrallën e një familjeje që merr Babadimrin pasi slita e tij prishet dhe zbuloi se Babagjyshi nuk është mysafiri më i mirë i shtëpisë.

Po ashtu ai ka bërë edhe një foto me fëmijët. Si pjesë e fondacionit të tij Obama, ai po përpiqet të përfshihet me komunitetin që rrethon qendrën e tij presidenciale.

barack obama

Sondazh

Poll