Bota

Ambasadori izraelit në OKB nxjerr numrin e telefonit të liderit të Hamasit: Thoni atij të ulë armët, nëse doni armëpushim

Erdan po fliste dhe mbante në dorë një pankartë me numrin e telefonit të Sinwarit, duke u thënë të pranishmëve që ta kontaktojnë direk dhe të diskutojnë për armëpushimin.

13 Dhjetor 2023, 14:35 Nga r.ll
Ambasadori izraelit në OKB nxjerr numrin e telefonit të liderit
gilad erdan

SHBA- Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, gjatë fjalës së tij në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka nxjerrë një pankartë që supozohet të jetë numrin e telefonit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Erdan po fliste dhe mbante në dorë një pankartë me numrin e telefonit të Sinwarit, duke u thënë të pranishmëve që ta kontaktojnë direk dhe të diskutojnë për armëpushimin.

“Telefononi dhe pyeteni Yahya Sinwardin. I thoni Hamasit të ulë armët, të dorëzohen dhe të kthejnë pengjet. Kjo do të sjellë armëpushimin e plotë që do të zgjasë përgjithmonë”, tha Erdan.

Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për armëpushim në Gazë me 153 vota për, disa orë pasi që presidenti amerikan Joe Biden  paralajmëroi Izraelin se po humb mbështetjen.

gilad erdan yahya sinwar

Sondazh

Poll