Aktualitet

Shqiptarët të parët për kërkimin e azilit në Irlandë, lënë pas edhe sirianët

4 Nëntor 2019, 11:54 Nga DOSJA
Shqiptarët të parët për kërkimin e azilit në

TIRANË– Në lidhje me çështjen e azilkërkuesve shqiptarë reagoi edhe kryeministri i Irlandës.
Bazuar në çështjen teje delikate të azilkërkuesve shqiptarë në vende të ndryshme të botës, ka ardhur një reagim nga ana e kryeministrit irlandez, Leo Varadkar.

Sipas Varadkar të gjithë shtetasit shqiptar dhe ato gjeorgjian janë dy shtetet e vetme që kanë një numër më të lartë si azilkërkues sesa kërkesat që vijnë për azil në Irlandë.
Ndërkohë sipas statistikave dy në pesë azilkërkues në shtetin irlandez janë shqiptarë dhe gjeorgjianë.

Kryeministri irlandez ka theksuar se shumica e azilkërkuesve kalojnë në Irland me dokumente të rreme.

460 shqiptarë kanë kërkuar gjatë vitit 2018 azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, ka thënë Leo Varadkar.
A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet azilkerkuesit shqiptare gjerorgjia leo varadkar shqiperia azilkerkuesit shqiptare gjerorgjia leo varadkar shqiperia

Sondazh

Poll