Bota

Administrata amerikane rrit presionin ndaj Izraelit që të hapë vendkalimin Kerem Shalom

13 Dhjetor 2023, 11:40 Nga a.l
Administrata amerikane rrit presionin ndaj Izraelit që të hapë
Foto nga vendkalimi Kerem Shalom

SHBA-  Administrata amerikane e Joe Biden ka rritur presionin ndaj Izraelit për të rihapur vendkalimin Kerem Shalom në mënyrë që të hyjnë sa më shumë ndihma humanitare në Gaza.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i tha Times of Israel: "Ne e kemi bërë këtë kërkesë prej disa kohësh. Përgjigja e qeverisë izraelite ishte se ata mund të forcojnë kapacitetin e Rafahut, por ne kemi arritur në përfundimin se nuk është kështu”, tha ai.

Po ashtu ai shtoi: "Shpresojmë së shpejti për një përgjigje nga qeveria izraelite”. 

joe biden lufta zrael-palestine kerem shalom

Sondazh

Poll