Aktualitet

Shqiptarët kontrollonin rrjetin e drogës/ Kapen 11 tonë kokainë në Spanjë, 20 persona vihen në pranga

Hetimi mbetet i hapur, por specialistët e policisë vlerësojnë se sekuestrimi historik i njëmbëdhjetë tonëve kokainë, që i shtohet kapjeve të tjera këtë vit konfirmon mbizotërimin e bandave , kryesisht me origjinë shqiptare.

12 Dhjetor 2023, 14:46 Nga r.ll
Shqiptarët kontrollonin rrjetin e drogës/ Kapen 11 tonë
foto e drogës së kapur

SPANJË- Një sasi prej njëmbëdhjetë tonësh kokainë e ndarë në kontejnerë detarë janë sekuestruar në kuadër të dy operacioneve në Vigo dhe Valencia të Spanjës. 

Trafiku i kësaj lënde narkotike menaxhohej nga organizata kriminale me origjinë shqiptare që kontrollojnë shpërndarjen në Evropë nga vende të tilla si Kolumbia dhe Ekuador.

Agjentët nga Policia dhe Agjencia e Tatimeve kanë dhënë detaje ditën e sotme për dy operacionet e fundit që kanë çuar në arrestimin e 20 personave që ishin pjesë e dy organizatave të drejtuara nga shqiptarët, me mbështetjen e shtetasve të tjerë të kombësisë spanjolle, kolumbiane dhe dominikane.

Në operacionin e kryer në Vigo, u sekuestruan 7,5 ton kokainë të fshehur mes tonit të ngrirë, duke e bërë atë kapjen më të madhe të kryer në Galicia. Për këtë, një biznesmen me origjinë nga Coruña, i cili ishte nën vëzhgim që nga viti 2019 dhe që synonte të fshihte drogën në kontejnerë, luajti një rol kyç. Në operacionin në Valencia, janë sekuestruar 3.4 ton kokainë, e fshehur në në fundet e dy kontejnerëve detarë.

Hetimi mbetet i hapur, por specialistët e policisë vlerësojnë se sekuestrimi historik i njëmbëdhjetë tonëve kokainë, që i shtohet kapjeve të tjera këtë vit në Algeciras (Cádiz), konfirmon mbizotërimin e bandave , kryesisht me origjinë shqiptare.

11 ton kokaine ne spanje

Sondazh

Poll