Aktualitet

Operacioni në Vlorë, Policia: Rrjeti vepronte në mënyrë të organizuar, transportonin drogë drejt Turqisë në rrugët detare

Nga operacioni, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë.

12 Dhjetor 2023, 09:58 Nga I.A
Operacioni në Vlorë, Policia: Rrjeti vepronte në mënyrë
Policia

VLORË- Policia në Vlorë ka nxjerr detaje në lidhje me rrjetin kriminal për trafikun e drogës. Gjatë një deklaratë për mediat, policia ka deklaruar se rrjeti vepronte në mënyrë të organizuar dhe drogën e transportonin në rrugë detare drejt Turqisë. Nga operacioni, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë.

“Vepronin në mënyrë të organizuar për të trafikuar kanabis drejt Turqisë në rrugë detare. Shtetasit e mësipërm kishin ambalazhuar dhe përpunuar lëndën narkotike në magazinën e dy vëllezërve R.M dhe I.M, më pas në automjetin e drejtuar nga shtetasi N.GJ. po e transportonin në afërsi të vijës ujore me qëllim transportin në rrugë detare drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari u bllokua automjeti që drejtohej nga shtetasi N.Gj, gjatë kontrollit të mjeti u gjetën 34 pako të madhësive të ndryshme të mbushura me kanabis në formë boçeje me peshë totale 500 kg. Operacioni vijoje me kontrollin e magazinën ku u kapën dy vëllezërit, janë kapur edhe personat e tjerë dhe po vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim. Gjatë kontrolleve të banesave janë gjetur dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë. Këta shtetasit vepronin në formën e një grupi për të prodhuar. ambalazhuar dhe trafikuar jashtë vendit drogën. Operacioni është në vijim dhe po hetohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar”, tha policia.

operacion antidroge ne vlore

Sondazh

Poll