Aktualitet

Goditen tre banda kriminale në Itali që trafikonin drogë/ Vihen në pranga 33 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane të mbështetur nga forca të tjera policore, çmontuan aktivitetet e tre grupeve të dyshuara kriminale të krijuara në zonën jugperëndimore të provincës së Milanos.

12 Dhjetor 2023, 11:04 Nga r.ll
Goditen tre banda kriminale në Itali që trafikonin drogë/ Vihen
foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë m byllur hetimet për tre banda kriminale, të cilat qendrën e kishin në provincën e Milanos dhe bashkitë përreth, por shtriheshin edhe në provinca të ndryshme të Italisë veriore, merreshin jo vetëm me drogën, por edhe me një sërë krimesh, duke përfshirë armëmbajtje pa leje, zhvatje etj, raportojnë mediat italiane.

Policia italiane të mbështetur nga forca të tjera policore, çmontuan aktivitetet e tre grupeve të dyshuara kriminale të krijuara në zonën jugperëndimore të provincës së Milanos.

Operacioni, rezultat i një aktiviteti të kujdesshëm hetimor të kryer nga Njësia Hetimore në periudhën dhjetor 2017-prill 2020, zbuloi një rrjet kompleks të trafikut të drogës, ku përfshiheshin tre shoqata kriminale me origjinë italiane, shqiptare dhe marokene.

Këto organizata të cilët konkurruan për ndarjen e disa qendrave të shpërndarjes së drogës në territoret e sipërpërmendura, përdornin edhe armët për të imponuar autoritetin e tyre ose për të kërkuar të ardhurat nga shitja e drogës. Të dyshuarit madje rrëmbenin disa nga anëtarët e organizatave të tjera në rast të vonesave në pagesat për lëndën narkotike.

Operacioni pati një rezultat të dukshëm duke çuar në arrestimin e 33 personave në flagrancë dhe sekuestrimin e 28.5 kg drogë përfshirë heroinë, kokainë, hashash dhe marihuanë si dhe 7 kg lëndë prerëse. Policia ka sekuestruar edhe 2 pistoleta, 147 gëzhoja të poseduara pa leje dhe një shumë prej 196.295 euro para cash. 

itali trafik droge

Sondazh

Poll