Aktualitet

E bija ndërroi jetë në aksidentin tragjik/ MESAZHI i Vangjel Tavos: Mirënjohje për këdo që na u bë krah në këtë dhimbje të madhe

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tavo shpreh mirënjohje për miqtë dhe dashamirësit, të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira, teksa shton se dhimbja për humbjen e të bijës është e madhe. 

12 Dhjetor 2023, 10:51 Nga a.l
E bija ndërroi jetë në aksidentin tragjik/ MESAZHI i Vangjel
Vangjel Tavo

TIRANË- Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar sërish për tragjedinë familjare të ndodhur pak kohë më parë, ku vajza e tij humbi jetën në një aksident tragjik. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tavo shpreh mirënjohje për miqtë dhe dashamirësit, të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira, teksa shton se dhimbja për humbjen e të bijës është e madhe. 

REAGIMI I TAVOS

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë, por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë. Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja 

vangjel tavo

Sondazh

Poll