Aktualitet

VIDEO/ Si u organizua operacioni në Vlorë, pamjet nga sekuestrimi i kanabisit dhe arrestimi i 7 personave

Nga operacioni, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë.

12 Dhjetor 2023, 11:51 Nga I.A
VIDEO/ Si u organizua operacioni në Vlorë, pamjet nga sekuestrimi i
Operacioni

VLORË- Policia në Vlorë ka nxjerr detaje në lidhje me rrjetin kriminal për trafikun e drogës. Gjatë një deklaratë për mediat, policia ka deklaruar se rrjeti vepronte në mënyrë të organizuar dhe drogën e transportonin në rrugë detare drejt Turqisë. Nga operacioni, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 4 automjete, si edhe 8 aparate celularë.

Me mbështetjen e forcave operacionale të DVP, Vlorë dhe forcave RENEA, u bë i mundur arrestimi i 7 personave, Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Meçi. Ndërkohë që u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

 

operacion antidroge ne vlore

Sondazh

Poll