Bota

Kolonët izraelitë sulmojnë fermerët palestinezë në Nablusin jugor

Sipas agjencisë, forcat pushtuese dhe kolonët i penguan qytetarët të hynin në një sipërfaqe prej 500,000 dunami (një masë e sipërfaqes së tokës) të tokave të tyre, duke përfshirë 200,000 dunamë të rrethuar nga vendbanime dhe 300,000 dunama të izoluara pas murit të aparteidit.

12 Dhjetor 2023, 13:15 Nga a.l
Kolonët izraelitë sulmojnë fermerët palestinezë në
Pamje nga sulmi

IZRAEL- Agjencia palestineze e lajmeve 'Wafa', njofton se kolonët izraelitë të hënën kanë sulmuar mbledhësit e ullinjve në qytetin Aqraba, në Nablus jugor. Forcat okupuese izraelite dhe kolonët kanë kryer gjithsej 333 sulme kundër mbledhësve të ullirit që nga fillimi i sezonit në tetor, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas agjencisë, forcat pushtuese dhe kolonët i penguan qytetarët të hynin në një sipërfaqe prej 500,000 dunami (një masë e sipërfaqes së tokës) të tokave të tyre, duke përfshirë 200,000 dunamë të rrethuar nga vendbanime dhe 300,000 dunama të izoluara pas murit të aparteidit.

Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor është rritur që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, si hakmarrje për të cilën Izraeli ka vrarë afro 18,000 njerëz në Rripin e Gazës, përveç se ka lënë një gjurmë të madhe shkatërrimi dhe duke zbatuar një rrethim të plotë në enklavë.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll