Bota

"Nuk ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre", motra e Liridonës flet për herë të parë: Nuk dinim asnjë sekret

Ajo gjithashtu tregon se nuk janë në dije të asnjë sekreti të tyre dhe nuk kanë ditur asgje për tradhtinë e Naimit ndaj Liridonës. 

12 Dhjetor 2023, 12:40 Nga r.ll
"Nuk ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre", motra e
liridona ademaj

TIRANË- Motra e Liridona Ademajt, ka folur sot për herë të parë pas vrasjes së motrës. Brikena Ademaj tha për News24, se jetesa e Liridonës me Naimin ishte në rregull dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë xhelozi.

Ajo gjithashtu tregon se nuk janë në dije të asnjë sekreti të tyre dhe nuk kanë ditur asgje për tradhtinë e Naimit ndaj Liridonës. 

“Jetën e ka pasur shumë të lumtur me Naimin. Nuk është e vërtetë që kemi ditur një sekret, por nuk dimë asgjë. Do kishim folur sepse ne e mbrojmë motrën tonë.

Ne nuk e dimë që Naimi e kishte tradhtuar Liridonën, e kemi dëgjuar kohët e fundit. Ajo i ka mbajtur gjërat brenda, duam ta dimë me kë ka folur dhe çfarë ka folur. Asnjëherë s’ka treguar sekrete me Naimin, për tradhti nuk kam dëgjuar. Unë kam qenë tek familja e burrit tim kur Liridona iku atë ditë për Prishtinë, nuk kanë pasur debat me njëri-tjetrin në syrin tonë, ishin duke mobiluar edhe shtëpinë.

Babai i Naimit, Shabani asnjëherë nuk i kanë nxjerrë nga shtëpia. Ata kanë jetuar veç, jo në një shtëpi.. Asnjë anëtar i familjes sonë s’ka pasur marrëdhënie intime me Naimin.

Kur ishin bashkë, ai ishte njeri i mbyllur, ka parë punën e vet. Nuk ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre. Ne s’dimë asgjë pse erdhi situata në këtë pikë, erdhi tek ne sepse shtëpia e tyre nuk ishte e mobiluar.",  tha ajo.

liridona ademaj brikena ademaj naim murseli

Sondazh

Poll