Bota

Ushtarja izraelite shpëtoi mrekullisht pas 12 plumbave të Hamasit: U shtriva mes të vdekurve për të mbijetuar

Ajo mori një çmim nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog për trimërinë e saj më 7 tetor.

12 Dhjetor 2023, 12:53 Nga r.ll

Ushtarja izraelite shpëtoi mrekullisht pas 12 plumbave të Hamasit: U

IZRAEL- Një ushtare izraelite ka zbuluar se ajo u qëllua 12 herë nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit, ku ka dhënë edhe detaje rreth mbijetesës së saj.

Togerja Eden Ram tha se ajo ishte shtrirë palëvizur mes miqve të saj të vdekur në pritje të plumbit të fundit. Ram e nisi tregimin me: "Kjo është historia ime, filmi horror që kam jetuar të shtunën, 7 tetor 2023".

Më pas, ajo tha se ishte bllokuar në një dhomë së bashku me gjashtë kolegë të saj pasi u qëllua në këmbë. Të shtatë ushtarët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të prisnin derisa Hamasi të shpërthejë nëpër çdo derë sigurie derisa më në fund të arrinin trupat e IDF, duke lëshuar një breshëri me armë zjarri mbi ta, shkruajnë mediat e huaja. 

"Gjatë gjithë kësaj nuk isha i sigurt nëse isha i vdekur apo i gjallë, u ndjeva i vdekur, por prapë mund të shihja, të dëgjoja dhe të ndjeja. Prita plumbin e fundit që do të më godiste dhe do të më vriste, por nuk erdhi kurrë," shprehet ajo. 

Ushtarja tha më tej se ajo ishte e shtrirë në një pellg gjaku mes trupave të miqve të saj për katër orë ndërsa terroristët kontrollonin trupat.

Teksa priste të shpëtohej, ajo papritmas ndjeu frymën e shoqes së saj, Saharit, e cila gjithashtu i mbijetoi sulmit. 48 orët e para në spital ishin rraskapitëse pasi ajo kreu dy operacione për të shpëtuar jetën.

Eden Ram është shëruar shpejt dhe tashmë është duke ecur përsëri. Ajo mori një çmim nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog për trimërinë e saj më 7 tetor.

Izraeli tha se 1200 njerëz u vranë kur luftëtarët e Hamasit sulmuan qytetet kufitare, kibuci dhe një festival muzikor dhe më shumë se 200 pengje u morën në Gazën e sunduar nga Hamasi.

eden ram lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll