Bota

Ushtria izraelite hyn në spitalin Kamal Adwan pas disa ditësh rrethimi

Sipas Ashraf al-Qudra, zëdhënësi i ministrisë me bazë në Gaza, ushtria izraelite po mbledh burrat palestinezë, duke përfshirë personelin shëndetësor, në sheshin e spitalit. Ai shprehu frikën se ata do të arrestoheshin apo ekzekutoheshin.

12 Dhjetor 2023, 12:38 Nga a.l
Ushtria izraelite hyn në spitalin Kamal Adwan pas disa ditësh rrethimi
Spitali

IZRAEL- Ushtria izraelite ka sulmuar sot spitalin Kamal Adwan në Rripin verior të Gazës, pasi e rrethoi për disa ditë, shkruajnë mediat e huaja. Sipas Ashraf al-Qudra, zëdhënësi i ministrisë me bazë në Gaza, ushtria izraelite po mbledh burrat palestinezë, duke përfshirë personelin shëndetësor, në sheshin e spitalit. Ai shprehu frikën se ata do të arrestoheshin apo ekzekutoheshin.

“I bëjmë thirrje OKB-së, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kryqit të Kuq që të veprojnë menjëherë për të shpëtuar njerëzit brenda spitalit dhe për ta mbrojtur atë”, shtoi al-Qudra.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se ushtria izraelite bëri një rrethim rreth spitalit Kamal Adëan.

“Jetët e pacientëve në spital janë në rrezik”, paralajmëroi ministria në deklaratë.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ngritur një ofensivë tokësore si hakmarrje për një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Të paktën 18,205 palestinezë janë vrarë dhe 49,645 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme izraelite që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1200. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll