Bota

Veto e SHBA-së ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia: Mesa duket gjakderdhja në Gaza do të vazhdojë

Në deklaratë theksohet se, më shumë se 17,000 njerëz kanë humbur jetën deri më tani në sulmet e Izraelit në Gaza, dhe të premten e kaluar SHBA vendosi veton ndaj një rezolute që kërkon një armëpushim urgjent humanitar në Gaza. 

12 Dhjetor 2023, 12:42 Nga a.l
Veto e SHBA-së ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit
Mbledhja

RUSI- Ministria e Jashtme ruse shprehet se vetoja e SHBA-së javën e kaluar ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon armëpushim urgjent humanitar në Gaza do të thotë se gjakderdhja do të vazhdojë, shkruajnë mediat e huaja. 

Në deklaratë theksohet se, më shumë se 17,000 njerëz kanë humbur jetën deri më tani në sulmet e Izraelit në Gaza, dhe të premten e kaluar SHBA vendosi veton ndaj një rezolute që kërkon një armëpushim urgjent humanitar në Gaza. 

"Kjo do të thotë se gjakderdhja e tmerrshme dhe shkatërrimet katastrofike do të vazhdojnë të ndodhin me vendim të një vendi"," shtohet deklarata.

Projekt-rezoluta, e bashkë-sponsorizuar nga më shumë se 90 vende, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë, u votua në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit. Trembëdhjetë anëtarë të këshillit votuan po, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi dhe SHBA vuri veton ndaj rezolutës.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll