Bota

A do hakmerren te familja e Naimit? Motra e Liridonës shuan zërat: Ja kemi lënë çdo gjë drejtësisë

Brikena Ademaj ka thënë se nuk ka kanë dërguar njeri tek babai i Naim Murselit.

12 Dhjetor 2023, 12:46 Nga r.ll
A do hakmerren te familja e Naimit? Motra e Liridonës shuan zërat: Ja
naim murseli dhe liridona ademaj

TIRANË- Motra e 30-vjeçares, Liridona Ademajt ka hedhur poshtë deklaratat e babait të Naim Murseli se e kanë kërcënuar se do të marrin hak.

Brikena Ademaj ka thënë për News24 se çdo gje ja kanë lënë në dorë drejtësisë dhe se nuk ka kanë dërguar njeri tek babai i Naim Murselit.

“Jo nuk i kemi dërguar njeri tek Shaban Murseli. Nuk i kemi dërguar për të kërcënuar asnjë njeri. Ia kemi sqaruar edhe policisë, ia kemi lënë drejtësisë. Nëse do të donim të bënim diçka, s’do të dërgonin njeri.

Ata kanë thënë vetëm që Gjakova është e vogël, dhe s’kemi qejf të përballemi bashkë”, tha ajo.

brikena ademaj liridona ademaj

Sondazh

Poll