Bota

Bordi i FMN-së miraton 900 milionë dollarë fonde për Ukrainën

Ky vendim u mor përpara takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy me Drejtoreshën Menaxhuese Kristalina Georgieva në selinë e FMN-së në Uashington, shkruajnë mediat e huaja. 

12 Dhjetor 2023, 12:10 Nga a.l
Bordi i FMN-së miraton 900 milionë dollarë fonde për
Ukrainë

UKRAINË- Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi të hënën dhënien e 900 milionë dollarëve ndihmë për Ukrainën. 

"Marrëveshja 48-mujore EFF (Extended Fund Facility) e Ukrainës, me akses prej 11.6 miliardë SDR (ekuivalente me 15.6 miliardë dollarë, ose rreth 577 përqind e kuotës), u miratua më 31 mars 2023 dhe është pjesë e një pakete mbështetjeje prej 122 miliardë dollarësh për Ukrainën. EFF vazhdon të ofrojë një spirancë të fortë për programin ekonomik të autoriteteve dhe zbatimi i tij ka qenë gjerësisht në rrugën e duhur, pavarësisht nga sfondi jashtëzakonisht sfidues," thuhet në një deklaratë të FMN-së.

Ky vendim u mor përpara takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy me Drejtoreshën Menaxhuese Kristalina Georgieva në selinë e FMN-së në Uashington, shkruajnë mediat e huaja. 

Georgieva tha në deklaratë se Invazioni rus i Ukrainës vazhdon të sjellë kosto të mëdha sociale dhe ekonomike në Ukrainë.  Pas takimit të saj me Zelenskyy, ajo u shpreh në një postim në platformën X se FMN-ja është e përkushtuar të mbështesë Ukrainën në ndërtimin e themeleve për një ekonomi të fortë.

fmn lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll