Bota

Ndërron jetë avokati i Veselit, Gjykata Speciale anulon të gjitha seancat për këtë vit për krerët e UÇK-së

Vendimi për anulimin e seancave ka ardhur pas kërkesës së avokatit Ben Emmerson, mbrojtës i Veselit.

12 Dhjetor 2023, 12:02 Nga r.ll
Ndërron jetë avokati i Veselit, Gjykata Speciale anulon të gjitha
andrew strong

HAGË- Pas lajmit për vdekjen e Andrew Strong, avokatit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith ka vendosur anulimin e të gjitha seancave të parashikuara për këtë vit të Gjykatës Speciale, lidhur me rastin e krerëve të UÇK-së.

Vendimi për anulimin e seancave ka ardhur pas kërkesës së avokatit Ben Emmerson, mbrojtës i Veselit. Kjo përfshin shqyrtimet gjyqësore të planifikuara për të martën dhe të mërkurën. Gjyqi do të rifillojë më 15 janar 2024.

“Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

gjykata speciale e hagës

Sondazh

Poll