Bota

Komandant "Topi" dërgohet në Hagë, avokati: Dyshohet për pengim të drejtësisë

Ai u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

12 Dhjetor 2023, 11:47 Nga r.ll
Komandant "Topi" dërgohet në Hagë, avokati: Dyshohet
haxhi shala

KOSOVË- Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, është dërguar në Hagë. Këtë e ka konfirmuar për Express avokati i tij Xhevdet Smakiçi, i cili tregoi edhe për çfarë dyshohet.

Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, tha ai.

Ai u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Aksioni për arrestimin e tij është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

haxhi shala

Sondazh

Poll