Bota

SHBA paralajmëron Izraelin: Me rëndësi të mbrohen jetët e civilëve

Nathaniel Tek u shpreh se SHBA thotë se është me rëndësi që Izraeli të ruajë jetët njerëzore dhe të lejojë  organizatat e ndihmës të hyjnë në Gazë.

12 Dhjetor 2023, 11:53 Nga r.ll
SHBA paralajmëron Izraelin: Me rëndësi të mbrohen jetët
foto ilustruese

SHBA- Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se Uashingtoni po e shtyn Izraelin të mbrojë jetën civile ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë.

Nathaniel Tek u shpreh se SHBA thotë se është me rëndësi që Izraeli të ruajë jetët njerëzore dhe të lejojë  organizatat e ndihmës të hyjnë në Gazë.

“Sigurisht që mund të bëhet më shumë dhe civilëve mund t’u jepen udhëzime më të sakta dhe më të qarta që ata të arrijnë sigurinë. Ne besojmë se ndërsa qëllimi i Izraelit është atje për të siguruar mbrojtjen e civilëve, rezultatet gjithashtu kanë rëndësi dhe ne po punojmë dhe po i bëjmë presion qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që ata po i japin një premium jetës civile”, raporton BBC.

Ai tha se kishte dy palë në këtë konflikt, duke shtuar se Hamasi gjithashtu kishte një përgjegjësi për të mbrojtur civilët, por se grupi nuk kishte treguar ndonjë interes apo prirje për ta bërë këtë. Tek tha se Izraeli mund të arrijë një fitore strategjike vetëm nëse mbronte civilët dhe punonte drejt një paqeje të qëndrueshme.

nathaniel tek lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll