Bota

Asnjë gjurmë nga Navalny/ Borrell: Shumë shqetësuese! Rusia përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin e tij

Në një postim në Twitter, Borrell thotë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për sigurinë dhe shëndetin e tij. 

12 Dhjetor 2023, 11:43 Nga a.l
Asnjë gjurmë nga Navalny/ Borrell: Shumë shqetësuese! Rusia
Josep Borrell

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar i shqetësuar për zhdukjen prej 7 ditësh të opozitarin rus, Alexei Navalny. Në një postim në Twitter, Borrell thotë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për sigurinë dhe shëndetin e tij. 

“Lajmi për zhdukjen e Navalny që prej 7 ditësh është shumë shqetësues. Udhëheqja politike e Rusisë është përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin e tij në burg për të cilin ata do të mbajnë përgjegjësi.  BE bën thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm, i cili është burgosur për motive politke”, tha Borrell.

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, nuk është më në burgun IK-6 Melekhovo, pasi është transferuar në një burg tjetër, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende. Sipas informacioneve, Navalnyt nuk i ishte lejuar të komunikonte për gati një javë, ndërsa avokatëve të tij nuk i ishte lejuar ta takonin atë në burg. 

josep borrell alexei navalny

Sondazh

Poll