Politike

"Do ta bëj Himarën greke"/ Beleri i përgjigjet gazetarëve: Zëdhënës bandash

Beleri u tregua kritik ndaj deklaratave nacionalistë të disa gazetarëve që flasin për greqizim të Himarës, të cilët i cilësoi zëdhënës bandash.

11 Dhjetor 2023, 22:04 Nga I.A
"Do ta bëj Himarën greke"/ Beleri i përgjigjet
Fredi Beleri

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka deklaruar se qytetarët e Himarës meritojnë të kenë kryebashkiakun që kanë votuar në 14 maj. Në një intervistë pwr emisionin Now në Euronews Albania, teksa u pyet lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe kërcënimin me veto ndaj Shqipërisë në BE, Beleri u shpreh se Greqia po bën atë që i kërkon kushtetuta, po mbron shtetasit e vet jashtë territorit. Beleri u tregua kritik ndaj deklaratave nacionalistë të disa gazetarëve që flasin për greqizim të Himarës, të cilët i cilësoi zëdhënës bandash.

Janë ca gazetarë që po thonë po rrezikon Himara, por e çon Beleri në Korfuz. Janë ata që kanë marrë përsipër të diskriminojnë, të tjetërsojnë deklaratat e mia, të shpikin gjëra që nuk janë. Himara është bashki e Shqipërisë, ligji duhet të qartësojë ndarjen ne pushteteve, këtu nuk  funksionojnë. Gazetarët po e bëjnë se shumica po bëjnë rolin e qeverisë dhe ka nga ata budallenj që besojnë se në Himarë po bëhet një luftë etnike, ndërkohë që dy komunitet në Himarë bashkëjetojë, qeshin kur dëgjojnë këto deklarata në studio televizive. Çështja është në Tiranë jo në Himarë, atje nuk merret njëri me etninë”, tha Beleri.

fredi beleri

Sondazh

Poll