Bota

Rajoni i shqetësuar për konfliktet territoriale mes palëve, liderët e Guajanës dhe Venezuelës do të takohen këtë javë

Guajana e paraqiti çështjen në gjykatë në vitin 2018, por Venezuela këmbëngul se ishte një shkelje e një marrëveshjeje të viteve 1960 midis vendeve fqinje të Amerikës së Jugut.

12 Dhjetor 2023, 11:42 Nga r.ll
Rajoni i shqetësuar për konfliktet territoriale mes palëve,
foto ilustruese

VENEZUELË- Liderët e Guajanës dhe Venezuelës kanë shprehur dakordësinë e tyre për të bashkëpunuar ndërsa pritet të takohen këtë javë për të adresuar një mosmarrëveshje në përshkallëzim mbi një rajon të pasur me naftë dhe minerale.

Por qëndrimet e tyre të ndryshme mbi rolin që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të kishte, duket se e bën të pamundur një marrëveshje mes tyre.

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë këmbëngulin se gjykata botërore nuk mund të zgjidhë mosmarrëveshjen shekullore. Presidenti i Guajana, Irfaan Ali tha të dielën se gjykata është vendi i duhur për të zgjidhur çështjen.

Guajana e paraqiti çështjen në gjykatë në vitin 2018, por Venezuela këmbëngul se ishte një shkelje e një marrëveshjeje të viteve 1960 midis vendeve fqinje të Amerikës së Jugut, shkruajnë mediat e huaja.

Në një letër të hënën drejtuar kryeministrit Ralph Gonsalves të Shën Vincentit dhe Grenadineve, i cili do të presë takimin e nivelit të lartë të enjten, Maduro tha se imponimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si autoritet në kërkimin e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen ishte një shkelje të parimit të pëlqimit të ndërsjellë të rënë dakord tashmë midis palëve.

nicolas maduro irfan ali

Sondazh

Poll