Sport

Dueli Messi-Ronaldo është planifikuar për më 1 shkurt në Arabinë Saudite...

Inter Miami, klubi i Lionel Messit, ka konfirmuar zhvillimin e një ndeshjeje miqësore më 1 shkurt në Arabinë Saudite kundër Al-Nassr, klubi i Cristiano Ronaldos.

12 Dhjetor 2023, 11:16 Nga DOSJA

Dueli Messi-Ronaldo është planifikuar për më 1 shkurt

SHBA - Tashmë është zbuluar dueli i ri, ndoshta i fundit, mes dy legjendave të futbollit. Kupa e sezonit të Riadit, e shpalli këtë takim më 21 nëntor. Informacion që Inter Miami i kishte mohuar. Më në fund, data është caktuar për më 1 shkurt në Riad (Arabia Saudite), ku Al-Nassr do të përballet me Inter Miami.

Më 29 janar, skuadra nga Florida do të përballen fillimisht me Al-Hilal, ku të dyja miqësoret do të zhvillohen në kuadër të Kupës së sezonit të Riadit. Al-Hilal është klubi i brazilianit Neymar, ish-bashkëlojtarit të Messit në Paris-Saint-Germain, por që nuk pritet të luajë, pas një operacioni në nëntor për një këputjeje të ligamenteve të kryqëzuara në gjurin e majtë.

Lionel Messi (36), tetë herë fitues i “Topi i Artë” dhe Cristiano Ronaldo (38), pesë here fitues i “Topi i Artë”, janë përballur drejtpërdrejt 37 herë në karrierën e tyre, përfshirë 30 herë në klasiken spanjole, kur argjentinasi luante për Barcelonën dhe portugezi për Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll