Sport

Thorstvedt thyen dy dhëmbë në Cagliari-Sassuolo, goditet me bërryl nga Sulemana

Mesfushori i Sassuolos u rikthye në fushë, pavarësisht humbjes së bollshme të gjakut pas përplasjes

12 Dhjetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

Thorstvedt thyen dy dhëmbë në Cagliari-Sassuolo, goditet me

ITALI - Përplasje e ashpër në ndeshjen Cagliari-Sassuolo në Serinë A mes mesfushorit Sulemana dhe norvegjezit Kristian Thorstvedt. 

Në mes të një përplasjeje ajrore në qendër të fushës, lojtari kuqeblu i Ranierit, në përpjekje për të zënë pozicion dhe për të kërcyer, goditi me bërryl kundërshtarin e tij drejt e në gojë. 

Mesfushori i Sassuolos humbi dy dhëmbët e përparmë në atë duel me humbje të bollshme gjaku. Megjithatë, norvegjezi u rikthye në fushë.

Gjithsesi, skuadra e Cagliarit fitoi 2-1 në mënyrë dramatike në fundin e ndeshjes, duke përmbysur golin e Erlic (7’) me golat e Lapadulas (90’+4) dhe Pavolettit (90’+9).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll