Sport

Java mbyllet në 'paqe'! Partizani barazon me Skënderbeun në “Arenën e Demave”, Teuta ndal Egnatian në “Niko Dovana”

Renditja nuk ndryshon, Egnatia kryeson me 34 pikë, tre më tepër sesa Partizanit që e ndjek. Skënderbeu me 22 pikë në vendin e katërt, ndërsa Teuta mbyll tabelën me 15 pikë.

11 Dhjetor 2023, 20:30 Nga DOSJA
Java mbyllet në 'paqe'! Partizani barazon me Skënderbeun

TIRANE - Java e 16-të e Abissnet Superiores u mbyll në “paqe”. Partizani ka harruar të fitojë. Në “Arenën e Demave”, kampionët në fuqi regjistruan barazimin e pestë radhazi në kampionat, duke shpërdoruar një mundësi të artë për ta ngushtuar diferencën me Egnatian kryesuese.

Të kuqtë e kryeqytetit u ndalën 1-1 në shtëpinë e tyre përballë Skënderbeut, që në dy ndeshjet e këtij sezoni, i ka marrë katër pikë. Braziliani Yuri Merlim (43’) i dha epërsinë skuadrës korçare në fundin e pjesës së parë, ndërsa goli i Partizanit u shënua nga Mba (47’) me kokë, sapo nisi pjesa e dytë.

Demat e kryeqytetit ushtruan presion të vazhdueshëm gjatë fraksionit të dytë, por nuk ia dolën të shënonin një tjetër gol që do t’u jepte fitoren.

Po në barazim, por 2-2, përfundoi takimi në “Niko Dovana”, ku u përballën Teuta e fundit të tabelës me Egnatian kryesuese. Daci u dha epërsinë vendësve në minutën e 18-të, por Egnatia u kundërpërgjigj me Mohamed Lemine Dah (88’) dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

E pabesueshmja ndodhi në kohën shtesë: Fili fitoi një penallti që Karabeci (90’+6) e ktheu në gol. Sapo rinisi loja nga mesfusha, Egnatia barazon në 2-2 me anë të Mustës (90’+7).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll