Editorial

Gjirokastër/ Detaje të reja nga atentati ndaj Vitjon Llukës, bomba brenda një bidoni plastik, asnjë i shoqëruar në polici

26 Shkurt 2019, 12:37 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Detaje të reja nga atentati ndaj Vitjon Llukës,

GJIROKASTËR- Dalin detaje të reja nga atentati ndaj 27-vjeçarit Vitjon Lluka.(Lexo ketu) Burime për Dosja.al bëjnë me dije se lënda plasëse ishte e vendosur brenda një bidoni plastik dhe ka qenë e telekomanduar.

Të njëjtat burime sqarojnë se grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes, ndërkohë që lënda plasëse ka shpërthyer në momentin kur 27-vjeçari ka kaluar atje me bagëtinë.

Gjithashtu, mësohet se ende nuk është marrë në pyetje Vitjon Lluka, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Asnjë i shoqëruar ende në Policinë e Gjirokastrës, apo edhe në prokurori. Burimet sqarojnë se kjo procedurë do të ndiqet pasi të merret në pyetje Vitjon Lluka.

Grupi hetimor po heton në pistën më të besueshme për të zbuluar autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje, që mund të jenë të afërm të viktimës së marsit 2016 i cili u godit me pistoletë nga Enrik Lluka, vëllai i Vitjon Llukës.

Ngjarja e 23 mars 2016, kushërinjtë që u vranë për ‘borxhin’ e pashlyer

Më 23 mars të 2016-ës, në kthesën e fshatit “Andon Poçi”, u vra me armë zjarri Dorian Lluka, 29 vjeç dhe ngeli i plagosur i vëllai i tij Birbil Lluka.

Autori i ngjarjes ishte Enrik Lluka. Sherri mes kushërinjve erdhi pasi viktima i kërkonte autorit një sasi parash që pretendonte se ai ia kishte borxh.

Pas debateve verbale, konflikti ka degraduar në sherr fizik. Pasi Lluka dhe i vëllai i kërkuan paratë, autori u zu me ta.

Më pas ai shkoi në banesë dhe iu zuri rrugën të rinjve, ku vrau edhe Dorjan Llukën. Që nga dita e atentatit, Enrik Lluka është ende i shpallur në kërkim, dhe nuk është arrestuar nga policia.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial atentati me tritol dorian lluka enrik lluka gjirokaster hakmarrje ne shtepez vitjon lluka atentati me tritol dorian lluka enrik lluka gjirokaster hakmarrje ne shtepez vitjon lluka

Sondazh

Poll

Editorial 24 Shkurt 2019, 12:00

Bekimi i OSBE për blerjen e votave

Robert Wilton, nuk do të kishte fituar protagonizmin e dy ditëve të fundit kurrë me një deklaratë serioze, diplomatike, sic i takon një zyrtari të OSBE. Me spor...

Editorial 23 Shkurt 2019, 11:59

Përpjekje për të fshehur luftën me Perëndimin!

Sali Berisha sot e nisi ditën me një ekspozitë arti në Tiranë, ku një artist ka bërë një cikël grafikash me personazh kryesor presidentin Trump. Lajmëroi qysh h...