Aktualitet

Gjirokastra në rrezik nga përmbytjet/ Përroi i Çullos del nga shtrati, uji shumë pranë banesave

4 Nëntor 2019, 06:50 Nga DOSJA
Gjirokastra në rrezik nga përmbytjet/ Përroi i Çullos del

Gjirokastër- Moti keq, me reshje të dendura shiu  po krijon një tjetër situatë emergjente në Gjirokastër dhe zonat përreth.

Në mesnatë vërshimet e ujërave nga përroi i Çullos kanë qenë të mëdha, duke rrezikuar banorët që kanë shtëpitë aty afër. Në këto kushte dolën në terren edhe ekipet e emergjencave civile të Bashkisë Gjirokastër, si dhe Policia e Shtetit. Për të parë nga afër situatën ishte edhe kryebashkiaku Flamur Golemi.

Për të parandaluar përmbytjeve banesave, eskavatorët kanë nisur të bëjnë ndërhyrjet e lejueshme deri më tani për të evituar vërshimin e ujit edhe pse duket se rreziku s’ka kaluar pasi reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.

Nënvizojmë se çdo vit banesat pranë përroi të Çullos kanë janë të rrezikuara nga përmbytjet, dhe një pjesë e tyre janë të palegalizuara.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq përroi i çullos del nga shtrati moti i keq përroi i çullos del nga shtrati

Sondazh

Poll