Bota

Ndihma e bllokuar në Kongres/ Biden pret të martën presidentin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë

Vizita, të cilën Shtëpia e Bardhë e njoftoi sot në një deklaratë, është vizita e dytë e Zelenskyt në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai e vizitoi për herë të fundit në shtator

10 Dhjetor 2023, 21:46 Nga A.TH
Ndihma e bllokuar në Kongres/ Biden pret të martën presidentin
joe biden dhe volodymyr zelenskyy

SHBA- Presidenti Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë të martën, ndërsa diskutimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën mbeten të bllokuara në Kongres.

Zelenskyy është shprehur i zhgënjyer nga bllokimi i ndihmës amerikane, në një kohë kur Rusia po bëhet më agresive në Ukrainë. Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se nëse Ukraina nuk merr ndihmën e duhur, kjo do të jetë si dhuratë krishtlindjeje për Vladimin Putin, shkruajnë mediat e huaja. 

Në kongres, republikanët janë duke shfrytëzuar këtë moment që të detyrojnë administratën e Biden të miratojë një marrëveshje për sigurinë sipas kushteve të tyre. Paketa e ndihmës amerikane për luftën në Ukrainë ka një vlerë prej 60 miliardë dollarë.

Vizita, të cilën Shtëpia e Bardhë e njoftoi sot në një deklaratë, është vizita e dytë e Zelenskyt në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai e vizitoi për herë të fundit në shtator. Gjatë ditës së sotme, Zelenskyy udhëtoi drejt Argjentinës për të qenë i pranishëm në ceremoninë e marrjes së presidences nga Javier Milei.

joe biden volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll