Bota

Milei shuan shpresat argjentinasve: Nuk ka para, nuk ka zgjidhje për krizën ekonomike

Në fjalimin e parë si president, Javier Milei parashikoi një situatë të vështirë ekonomike që nuk mund të kalojë shpejt, por siç deklaroi ai, kjo do të jetë gllënjka e e fundit e hidur për Argjentinën Argjentina vuan nga një krizë e thellë ekonomike dhe shumë varfëri.

10 Dhjetor 2023, 21:38 Nga A.TH

 

Milei shuan shpresat argjentinasve: Nuk ka para, nuk ka zgjidhje për
javier milei

 

ARGJENTINË- Presidenti i sapozgjedhur argjentinas, Javier Milei shuajti shpresat e argjentinasve se kriza ekonomike do të kalojë shumë shpejt, një ndër pikat kyçe të fushatës së tij zgjedhore.

Në fjalimin e parë si president, Milei tha haptazi se nuk ka alternativë zgjidhjeje pasi nuk ka para, raportojnë mediat e huaja.

“Nuk ka para dhe programi i reformës ekonomike dhe stabilizimit do të ketë ndikim në nivelin e aktivitetit, inflacionin dhe varfërinë. Ne do të kalojmë një periudhë stagflacioni, por do të jetë gllënjka e fundit e hidhur që Argjentina do të duhet të gëlltisë. Ne kemi marrë trashëgiminë më të keqe në histori”, shtoi ai.

Argjentina vuan nga një krizë e thellë ekonomike dhe shumë varfëri. Milei ka premtuar se do të ulë inflacionin që kalon 140%. Për këtë, gjatë fushatës elektorale, ai akuzoi paraardhësit të cilët kanë printuar para pa kufi për të bërë shpenzime të shumta.

Milei është shprehur se do të krijojë një qeveri të vogël dhe do të shpërbëjë Bankën Qendrore, ndërsa monedha që do të përdoret do të jetë dollari.

javier milei

Sondazh

Poll