Bota

E rëndë në Greqi/ Tre pitbullë sulmojnë për vdekje një 50-vjeçare, pronari i qenve akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Burri i cili u arrestua menjëherë pasi qentë sulmuan 50-vjeçaren, pritet të sillet në prokurori mëngjesin e së hënës dhe ndaj tij është vendosur edhe gjoba administrative.

10 Dhjetor 2023, 19:53 Nga r.ll
E rëndë në Greqi/ Tre pitbullë sulmojnë për vdekje
50-vjeçarja që u sulmua nga qentë

GREQI- Një akuzë për "vrasje nga pakujdesia" është ngritur ndaj një 37-vjeçari, i cili është pronar i tre qenve që kanë sulmuar për vdekje një 50-vjeçare mesditën e sotme në Neochorouda të Selanikut.

Burri i cili u arrestua menjëherë pasi qentë sulmuan 50-vjeçaren, pritet të sillet në prokurori mëngjesin e së hënës dhe ndaj tij është vendosur edhe gjoba administrative. Gjithashtu, pritet ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të 50-vjeçares. Ndërkohë në mediat greke janë publikuar pamjet nga vendi i tragjedisë, nga shtëpia ku 50-vjeçarja mori fundin tragjik.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur mesditën e së dielës, rreth orës 14:30, në zonën e Neohorouda. Tre qentë, për të cilët thuhet se janë pitbull, ikën nga mbikëqyrja e pronarit të tyre, iu afruan oborrit të vilës dhe sulmuan gruan, duke e lënë të vdekur nga kafshimet.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së, ku ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar vdekjen e saj, ndërsa pas ngjarjes policia ka arrestuar pronarin e qenve dhe ka nisur hetimet për ngjarjen. 

Kryetari i komunitetit lokal të Neohorouda, Christos Saramourtsis, tha se e gjithë zona është tronditur nga ngjarja tragjike, ndërsa gruaja fatkeqe ishte nënë e dy fëmijëve dhe një person shumë aktiv i njohur për shumicën e fqinjëve. Madje, në zgjedhjet e fundit ajo ka qenë kandidate për këshilltare bashkiake.

greqi

Sondazh

Poll