Bota

Rrezikon dënimin me vdekje, Irani akuzon diplomatin suedez për komplot me Izraelin

Diplomati akuzohet për masa të gjera kundër sigurisë së vendit, bashkëpunim të gjerë të inteligjencës me regjimin sionist dhe korrupsion tokësor.

10 Dhjetor 2023, 20:54 Nga A.TH
Rrezikon dënimin me vdekje, Irani akuzon diplomatin suedez për komplot
johan floderus

IRAN- Autoritetet iraniane akuzojnë diplomatin suedez të BE-së Johan Floderus, për komplot me Izraelin me qëllim dëmtimin e Republikës Islamike. Akuza u bë me dije sot nga gjykata iraniane. Floderus është mbajtur në burg për 600 ditë pa patur një akuzë, shkruajnë mediat e huaja.

Diplomati akuzohet për masa të gjera kundër sigurisë së vendit, bashkëpunim të gjerë të inteligjencës me regjimin sionist dhe korrupsion tokësor. Korrupsioni në tokë është një nga krimet më të rënda për Iranin dhe dënohet me vdekje.

“I pandehuri ishte aktiv kundër Republikës Islamike të Iranit në fushën e mbledhjes së informacionit në dobi të regjimit sionist në formën e projekteve subversive”, thuhet në aktakuzë.

Të dielën, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të diplomatit suedez, duke argumentuar se nuk ka absolutisht asnjë arsye për të mbajtur Johan Floderus në paraburgim. Floderus, 33 vjeç, punon për shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian.

Ai u arrestua më 17 prill 2022 në aeroportin e Teheranit, ndërsa po kthehej nga një udhëtim jashtë vendit dhe mbahet në burgun Evin në kryeqytetin iranian.

johan floderus

Sondazh

Poll