Bota

Netanyahu thirrje militantëve të Hamasit: Dorëzohuni tani, mos vdisni për Sinwar

Sipas tij, dhjetra militantë janë dorëzuar ditët e fundit ndërsa ushtria izraelite intensifikon përpjekjet e saj ushtarake për të shtypur Hamasin dhe për të vrarë udhëheqjen e tij

10 Dhjetor 2023, 20:46 Nga A.TH

Netanyahu thirrje militantëve të Hamasit: Dorëzohuni tani, mos

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u bëri thirrje terroristëve në Rripin e Gazës që të dorëzohen, sepse ky është fillimi i fundit, referuar ecurisë së luftës me Hamasin.

“Ata po i dorëzojnë armët dhe po u dorëzohen luftëtarëve tanë heroikë. Do të duhet më shumë kohë, lufta është në ecje të plotë, por unë u them terroristëve të Hamasit se ka mbaruar. Mos vdisni për Sinwar. Dorëzohuni tani”, deklaroi Netanyahu në një video.

Sipas tij, dhjetra militantë janë dorëzuar ditët e fundit ndërsa ushtria izraelite intensifikon përpjekjet e saj ushtarake për të shtypur Hamasin dhe për të vrarë udhëheqjen e tij

Hamasi, përmes një deklaratë tha se Izraeli po arrestonte civilë të paarmatosur dhe po i rrethonte me armë përmes një mashtrimi të dëshpëruar dhe të qartë për të dhënë idenë se vendosmëria e militantëve po zbehej, raportojnë mediat e huaja.

Parashikimi i guximshëm i Netanyahut erdhi një ditë pasi rezoluta më e fundit historike e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, u rrëzua me veton e SHBA-së, ndërsa numri i të vdekurve palestinezë vazhdon të rritet.

benjamin netanyahu hamas

Sondazh

Poll